Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Katana 138”, serbët çmenden nga tatuazhi i Mirlind Dakut

Sulmuesi gjilanas Mirlind Daku çimentoi fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë me golin e tij, ndërsa gjatë festimit hoqi edhe bluzën duke dashur të tregojë tatuazhin në shpatullën e djathtë ku shkruhej “Katana-138”.

Fill pas golit, AlbEu shpjegoi domethënien e këtij mesazhi, i cili lidhet me komandantin Agim Ramadani dhe Brigadën 138.

Ramadani ra heroikisht gjatë betejës së Koshares ku UÇK largoi përfundimisht forcat serbe nga kufiri i Shqipërisë me Kosovën për të mos u kthyer më kurrë aty.

Mirëpo ky gjest ka tërbuar mediat serbe të cilët e kanë cilësuar skandal dhe kanë kërkuar edhe reagmin e UEFA.

Daku i ka kushtuar një tatuazh në trup, terroristi shqiptar Agim “Katana” Ramadani, lideri i brigadës 138 të UÇK-së”, thuhet në mediat serbe.