Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Katër këshilla për të pasur Krishtlindje sa më të shëndetshme!

Krishtlindja është dita perfekte për t’u argëtuar dhe për të ngrënë ushqimet e preferuara. Por nuk duhet ta teproni!

Mos rrini gjithë ditën në divan, duke parë filma. Por flisni me familjen dhe dilni, shijoni atmosferën jashtë mureve të shtëpisë. Bëni një xhiro me biçikletë, merruni me aktivitete, bashkë me fëmijët! Gëzojuni festës!

Mos e teproni me alkoolin. Me të vërtetë janë ditë gëzimi, por kjo nuk do të thotë që të kalojmë masën!

Edhe ushqimi i tepët ju dëmton. Hani me kujdes, pak nga të gjitha, pa teprim. Hani një vakt normal, bëni 20 minuta pushim, nëse prapë keni uri hani diçka të vogël.

Mos u stresoni, kjo është koha më e bukur e vitit. Mos e vrisni mendjen për gatimin, pazarin, pastrimin. Bëjini çdo gjë me listë, pa stres dhe me humor./vizionplus.tv