Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Katër persona gjenden të vdekur në një apartament në Londër

Katër persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare, një djalë tre-vjeçar dhe një burrë e grua rreth të 30-tave, u gjetën të vdekur në një banesë në Hounslow, Londër, ka thënë Policia Metropolitane. Besohet se janë familje.

Policia u njoftua të premten vonë për shkak të shqetësimeve të banorëve dhe gjeti trupat pasi u futën me forcë në banesë. Policia e përshkroi atë si një “incident të tmerrshëm”.

Sean Wilson, komandanti i policisë lokale në Londrën perëndimore, ka thënë se hetimi ishte në një fazë shumë të hershme dhe bazuar në vëzhgimet fillestare, nuk kishte të dyshuar tjetër për rastin.

“Unë jam i vetëdijshëm për tronditjen dhe shqetësimin që kjo ngjarje e tmerrshme do të shkaktojë në komunitetin në Hounslow dhe më gjerë. Unë mund t’i siguroj banorët vendas se ekspertët po punojnë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe unë do të jap informacion të mëtejshëm sa më shpejt që të mundem”, ka thënë ai.

Katër persona gjendet të vdekur në një apartament në Londër