Katër profesorë e biznesmenë janë konvertuar në fenë katolike në Kishën e Drenasit.
Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Famullia “Shën Abrahami” në Llapushnik.
Përmes postimit nga kjo famulli janë publikuar edhe pamjet gjatë konvertimit.
“Qoftë lavdëruar Jezu Krishti! Llapushnik, më 8 korrik 2023. Edhe këta katër profesorë, biznesmen u bënë pjesë e trupit mistik të Krishtit. Urime rrugëtimi i përbashkët”, kanë shkruar në Facebook.