Katër persona kanë raportuar se derisa ishin në veturë mëngjesin e të enjtes në Graçanicë, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti po hetohet në drejtim të veprave penale ‘tentim vrasje’ dhe ‘përdorim i armës’.
“Katër viktima meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë është qëlluar vetura e tyre por pa lëndime në njerëz”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore.