Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Katër pikat e marrëveshjes që minatorët e “Trepçës” u dakorduan me Qeverinë Kurti

Pas 11 ditësh në grevë, minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë ndërprerë grevën. Mes tyre dhe përfaqësueseve të ministrisë së Ekonomisë është arritur një marrëveshje. Detaje për marrëveshjen për Insajderin ka dhënë minatorit, Gani Osmani.

Osmani ka thënë se janë dakorduar për katër pika ndër  to shkarkimi brenda një periudhë të shkurt të kryeshefit, Enis Abdurrahmani.

“Po është e vërtetë që greva është ndërpre pas mesnate. Neve në sindikatë na ka ardhë letra e marrëveshjes mes minatorëve dhe përfaqësuesve të ministrisë”, tha ai për Insajderin.“Pika e parë ishte mos me u vonu pagat më së shumti deri me datë 10 e që u tha se ka me u zbatu, pika e dytë ishte për kryeshef që me dhënë dorëheqje dhe brenda një kohe të shkurt, sjam i sirgut ndoshta 10 ditë me u shpallë konkursi për drejtor të ri dhe për kushtet të punës, si sigurimet shëndetësore duhet pak me prit”, sqaroi Osmani.

Minatori tha që po ashtu kanë kërkuar nga ministria që të mos ketë dënime ndaj punëtorëve të minierës të cilët kanë qenë në grevë.“Si dhe minatorët kanë bërë kërkesë që të mos ketë sanksionime dhe dënime mos me ndodhë sepse ne jemi të shqetësuar që edhe kjo mundet me ndodhë, por ata dhanë garancion që nuk ka për të ndodhur dhe ne qëndrojmë prapa tyre”, ka thënë ai.

Se greva është ndërprerë për Insajderin e ka konfirmuar edhe shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila njëherit është edhe anëtare e Komisionit për Ekonomi.

“Po është e vërtetë që minatorët e kanë ndërprerë grevën mbrëmë në 02:00 të mëngjesit, nuk është më asnjë minatorë në grevë Brenda minierës. Janë dakorduar bashkë me përfaqësuesit e ministrisë për me vazhdu tutje”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se një numër i konsiderueshëm i minatorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak përkeqësimit të gjendjes shëndetësore sa po qëndronin brenda minierës.