Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Katër pikat për qetësimin e situatës në veri dhe deklarata e zëvendëskryeministrit Bislimi – veprimet do tё finalizohen brenda dy javëve

Një ditë më parë u bënë të ditura katër pikat për tejkalimin e situatës së tensionuar në veri të vendit pas një takimi që pati zëvendëskryeministri Besnik Bislimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pikat e bënë të ditura të martën në orët e vona pas dakordimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, gjersa Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është pajtuar të zvogëloj praninë policore dhe zgjedhjet e reja në katër komunat të shpallen pas verës.

Në një njoftim për media Qeveria njofton se fokusi kryesor i takimit nё Bratisllavё me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Lajçak ishte krijimi i parakushteve pёr pёrforcim tё fokusit nё zbatimin e plotё dhe tё pakusht tё Marrёveshjes Bazike tё 27 shkurtit dhe aneksit tё Ohrit tё datёs 18 mars.

Nё kёtё drejtim Qeveria thotë se janë dakorduar për katër pika:

“Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për të kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjëhershëm nё masën e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundësinë për zvogëlim tё mëtejmë tё prezencës policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale”.

Qeveria e Kosovës përmes njё deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh përkushtimin pёr sigurimin e bazës sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve”.

BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes”.

Qeveria thotë se veprimet e sipërpërmendura do tё finalizohen brenda një periudhe dyjavore.

E pas njoftimit për dakordimin Kosovë-BE lidhur me tejkalimin e situatës në veri, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Serbia nuk mund të fshihet më prapa tentativave për tensione e kriza.

“Serbia duhet të ndalojë veprimet e saj nxitëse të dhunës, që çoi në sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe gazetarëve, në konfiskimin e një arsenali të madh municionesh në afërsi të komunës së Zveçanit, e kidnapimin e tre zyrtarëve tanë policorë thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës”.

Ka ardhur momenti që Serbia t’i përmbahet zotimeve të saj përpara BE-së dhe të zbatojë marrëveshjet e dakorduara. Nuk mund të fshihen më prapa tentativave për tensione e kriza, për eskalim të situatës. Ka ardhur momenti që marrëveshja të zbatohet, në mënyrë të drejtë, të pakushtëzuar e të balancuar”.

Ai shton se vullneti dhe konstruktiviteti i palës kosovare në këtë proces, asnjëherë nuk ka munguar.

Këtë po e dëshmojmë në vazhdimësi. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo kontribuar në eskalimin e situatës në veri, por vetëm në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë në vend. Në këtë frymë i marrim të gjitha vendimet e hapat tonë”, ka deklaruar pos tjerash Bislimi.