Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Katër të rinj vdesin në një aksident në Shqipëri, vetura u përplas me një betoniere dhe u dogj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë, ku një automjet është përplasur me një betonere dhe për pasojë katër të rinj kanë humbur jetën.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, makina që u përplas me betonieren ka shpërthyer në flakë dhe katër personat janë djegur brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikësit nga Kamza.

Viktimat janë nga mosha 20 deri në 25-vjeç.

“Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit E. L., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç. Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi A. K, 24 vjeç. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim të Policisë./teve1.info/

Tags: