
Profesori Enver Bytyçi, ka reaguar për protestën e paralajmëruar për nesër kundër Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Facebook, profesori thotë se kushdo që nesër i bashkohet Dardan Molliqajt në protesë, bëhet kontributorë për ndarjen e Kosovës.
Bytyçi shprehet se, Molliqaj bashk me Vuçiqin dhe Edi Ramën e kanë projektin për të shpallur ndarjen e Kosovës.
Postimi i plotë:
Ata që nesër i bashkohen Dardan Molliqajt në protestë bëhen kontributorë në projektin që vetë Dardani ka shpallur për ndarjen e Kosovës!
Kjo është kauza e PSD, Vuçiq dhe Edi Ramës!
Mbrojeni Kosovën e jo kauzën serbe të ndarjes së saj!