
“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e listës në UNESCO
“K’cimi i Tropojës” edhe zyrtarisht është pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
‘“K’cimi i Tropojës shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO, si edhe me kënaqësinë e progresit të kësaj dekade për shpëtimin, rilindjen e promovimin e vlerave të kësaj trashëgimie deri dje të braktisur nën pluhurin e harresës, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Tags: K’cimi i TropojesUNESCO