Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kë kemi për takim, të rrimë gjithë natën 200 euro”- Premtonin favore s*ksuale, zbardhet skema e të miturve! Si i fusnin në kurth “pretë” e tyre: Pagesën lëre tek dera dhe…

Është zbardhur skema e mashtrimit në rrjetet sociale e një grupi të miturish, të cilët shtireshin si gra e vajza dhe premtonin favore seksuale.

Policia ka proceduar penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç, ndërsa janë zbardhur 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik ku kanë përvetësuar shumën rreth 30.000 euro.

Tre të miturit, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme.

Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

“Kush është për takim tani”, shkruhen në një postim në InstaStory, shoqëruar me foton e një vajze me bikini në një prej profileve fallco.

Ndërsa në një tjetër postim shkruhet: “Kë kemi për takim, të rrimë gjithë natën 200 euro”.Biseda para takimit:

Të miturit: E shikon derën tek hyrja?

Klienti: Ja një minutë! Të trokas?

Të miturit: Jo! Ajo është dera e shefes sime, lëre pagesën aty dhe ngjitu lart. Dhe ma ço me foto që e ke bërë pagesën

Njoftimi i policisë:

Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 shtetas.

Falë punës intensive të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Tiranë, zbardhen dhe dokumentohen rreth 150 raste të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik, prej të cilave këta shtetas kanë përvetësuar shumën rreth 30 000 euro.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura, kanë konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare, dhe menjëherë është organizuar puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, të kësaj skeme mashtrimi kompjuterik.

Pas një pune të mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Takimi”, në kuadër të cilit u identifikuan dhe proceduan penalisht tre shtetas të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç.

Tre autorët, krijonin llogari me të dhëna të falsifikuara të shtetaseve të ndryshme, dhe me anë të postimeve në këto profile, premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme. Administratorët e këtyre profileve, kërkonin nga të interesuarit që pagesa të kryhej në disa vendndodhje të përcaktuara prej tyre, i merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa dhe më pas largoheshin duke i bllokuar personat në llogaritë e tyre, në rrjetet sociale ku komunikonin.

DVP Tiranë fton qytetarët që nqs do të konstatojnë profile të tilla nëpër rrjete sociale, të paraqiten në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në DVP Tiranë.