
Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka thënë se homoseksualët janë bartësit kryesor të sëmundjeve infektive.
Kelmendi ka thënë se komuniteti LGBT shkel të drejtat e të tjerëve me rrezikshmërinë që sipas tij, e kanë për përhapjen e infeksioneve të ndryshme
“Dua që ata të shërohen, dua që ta shikojnë botën me sy reale dhe jo me sytë e pasionit. Liria dhe e drejta e një individi apo një komuniteti përfundon aty ku shkelën të drejtat e të tjerëve”, ka thënë ai.
Kelmendi ka numëruar disa nga rreziqet që sipas tij, pëhapin LGBT.
“Janë katër veçori të këtij komuniteti të cilat bëjnë të shkelën të drejtat e të tjerëve, ta rrezikojnë familjen e Kosovës dhe vet shtetin e Kosovës, personat e tillë homoseksual janë bartësit kryesor të sëmundjeve infektive seksuale siç është HIV AIDS, 73 deri 77 për qind bartësit kryesor.
Personat e komunitetit LGBT do të thotë homoseksualët nuk akne të drejtë të dhurojnë gjak, ngase janë në shkallë të lartë të rrezikshmërisë së infeksionit…”, ka thënë Kelmendi.