Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kelmendi-Ministres Hajdari: Rrena i ka këmbët e shkurtra

Ish-drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit që ia suspendojnë licensën e biznesit kësaj kompani.

Në një postim në Facebook ka thënë për MINT se “rrena i ka këmbët e shkurtra”.

Postimi i plotë:

A po ju kujtohet që MINT dhe disa suflerë të pushtetit thonin nuk janë bërë përmirësimet?

Rrena i ka këmbët e shkurtra:

Gjykata gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës gjeti se paditësi ka bërë përmirësimet e nevojshme në shoqërinë tregtare të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, ashtu që sipas Certifikatës së Regjistrimit nr. ser. 10076953 dhe informatat e biznesit të lëshuara me datë 21.06.2023, “Klan Kosova” Sh.p.k. është shoqëri tregtare e regjistruar në Kosovë me datë 26.11.2008, me numër unik identifikues 810795297 me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë, në pronësi të KGO Media Investments Holding me seli në Zonën Industriale, ish Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë dhe person të autorizuar B.I. me adresë rr. “…” nr…., Pejë, Kosova.