Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kelmendi: Nëse do hapej Ura e Ibrit i binte që Forcat e KFOR-it do duhej vepruar me armë kundër Policisë

 
   

Biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi, tha se Ura e Ibrit është dashur të hapet menjëherë pas hyrjes së Forcave të KFOR-it në Kosovë.

Sipas tij Kosova, ka një pavarësi të pakonfirmuar nga Kombet e Bashkuara.

“Vlen të dihet për të gjithë ata që kanë lindur pas luftës së fundit, se ne si Kosovë, kemi një Pavarësi të pakonfirmuar nga Kombet e Bashkuara dhe njëkohësisht kemi të instaluar mekanizmin e OKB-së, i cili  përmes forcave të KFOR-it, ruan qetësinë me të gjitha rastet edhe atëherë kur  Institucionet tona me veprime legale por të pa akorduara dhe të pa akceptuara nga politika e SHBA-së dhe BE-së tentojnë ti hyjnë aventurave“, ka shkruar ai.

Kelmendi tha se nëse do veprohej një anshëm në Urën e Ibrit do kishte armë kundër Policisë së Kosovës nga KFOR.

“Nëse veprohej një anshëm, i binte që Forcat e KFOR-it do duhej vepruar me armë kundër Policisë së Kosovës apo secilit institucion relevant për siguri – një e KEQE e madhe që do i shkonte përshtati të gjitha shteteve  që nuk e mbështesin SHBA-në në raport me lirinë tonë”, tha ai.

Biznesmeni tha se kjo urë po i mbanë në pushtet liderët politik si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.

Postimi i plotë:

URA E IBRIT –  Urë që po i mbanë në pushtet liderët politik si në Serbi ashtu edhe në Kosovë

Ura e Ibrit është urë që ishte dashur të jetë e hapur menjëherë pas hyrjes së Forcave të KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundëësin e lëvizjes së lirë e me këtë edhe të përafrohen mes vete dhe të gjitha palët ti gëzohen Lirisë dhe shkarkimit të kasapit të Ballkanit –Millosheviç.

Në situatën e re të krijuar tani, kemi të bëjmë me një presedan të ri, i cili po i mbanë në pushtet forcat destruktive politike, si në Serbi ashtu edhe në Kosovë. Kjo po pengon që kjo urë mos të hapet, sepse po paraqet akte me PASOJA të rënda.

– Paralajmërimi për hapje, pastrimi, ngjyrosja dhe punët tjera teknike në të vërtet e shëndrruan këtë urë, në urë lidhëse mes qytetarëve demokrat, por si duket vet Vuçiqi ngriti revoltë politike kundër tij si testë të reagimit të radikalëve serb, të cilët paralajmëruan grusht-shtet.

– Perëndimi, duke e parë se grushtshteti apo detyrimi që Vuçiq të jap  dorëheqje apo të hyjë me forca ushtarake deri tek Ura e Ibrit ose edhe tu  lirojë rrugën forcave radikale serbe që të bëjnë veprime të dirigjuara nga Rusia, u detyrua që të vihet në lëvizje.

– Luftë e hapur mes forcave të KFOR-it Amerikan dhe forcave serbe.

– Rrezikim i dukshëm i Republikës së Malit të zi dhe Maqedonisë veriore.

– Futje në luftë e Kosovës.

– (Një proverb thotë: të rinjtë i hanë dardhat dhe të pjekurve u mpihen dhëmbët, që janë forcat e KFOR-it).

Andaj, ndodhi një lëvizje e fuqishme politike e Intelegjencës Amerikane që  ndërhyri që levizjet e njëanshme të ndërpriten para se të nxitet një luftë  e përgjakshme.

Vlen të dihet për të gjithë ata që kanë lindur pas luftës së fundit, se ne si Kosovë, kemi një Pavarësi të pakonfirmuar nga Kombet e Bashkuara dhe njëkohësisht kemi të instaluar mekanizmin e OKB-së, i cili  përmes forcave të KFOR-it, ruan qetësinë me të gjitha rastet edhe atëherë kur  Institucionet tona me veprime legale por të pa akorduara dhe të pa akceptuara nga politika e SHBA-së dhe BE-së tentojnë ti hyjnë aventurave.

Nëse veprohej një anshëm, i binte që Forcat e KFOR-it do duhej vepruar me armë kundër Policisë së Kosovës apo secilit institucion relevant për siguri – një e KEQE e madhe që do i shkonte përshtati të gjitha shteteve  që nuk e mbështesin SHBA-në në raport me lirinë tonë.

Mos të harrojmë, shpeshherë lëvizjet populiste ngrenë nivelin moral kombëtarë e që në fakt e bëjnë rënien reale kombëtare si tërësi në terren.’-përfundon Kelmendi.