Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këmbësorja që u godit dje nga treni në gjendje të rëndë

Një grua është goditur nga treni dje në linjën hekurudhore Prishtinë –Fushë Kosovë. Sipas policisë gjendja e saj është e rëndë dhe se e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 26.03.2024-16:31. Raportohet se në linjën hekurudhore Prishtinë –Fushë Kosovë, ka ndodhur aksidenti ku janë përfshirë treni /lokomotiva që drejtohej nga makinisti mashkull kosovar dhe këmbësorja femër kosovare. Si pasojë, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast e njëjta është dërgua në QKUK. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Express/