Pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi në seancën plenare të kësaj të enjte për reformën zgjedhore, se opozita nuk do që të bashkëpunojë, vjen kundërpërgjigja nga Enkeljed Alibeaj. Ai tha se PD ka bërë prej 2 vitesh propozimet e veta për reformën zgjedhore. Ai tha se PS-ja nuk i do listat e hapura dhe që të lërë jashtë votimeve diasporën.
“Për ata që kanë humbur kujtesën, do të dua t’u bëj me dije se në dhjetor të 2022 është dorëzuar paketa e parë që adresonte kërkesat e ODHIR. Por se ka pasur kush interesin për të drejtat e shqiptarëve. Nuk kam ardhur për Pazar me ju. Pazarin gjejeni diku tjetër. Ne kemi propozuar dy vite, ju nuk sollët asnjë projekt. Ju bëni ç’të doni, do e rrëzoni atë. Do të mbani listat e mbyllura dhe do të përjashtoni diasporën. Shqiptarët të na gjykojnë ne, me lista të hapura.
Sot ka një marrëveshje të rreme, pasi ka disa arsye; frika nga drejtësia. Faleminderit zonjë, e pe që nuk ndeza flakadanë apo jo!”, tha ai.