Një kolonë e automjeteve të armatosura të “Wagner” po marshon drejt Moskës. Lajmin e bën të ditur BBC, e cila raporton se këto automjete ndodhen aktualisht në autostradën që lidh Voronezhin me Moskën përmes rajonit të Lipetsk.
Guvernatori i rajonit të Lipetsk u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik. Në këtë zonë janë marrë masa po ashtu me anulimin e shërbimit të autobusëve deri në një njoftim të dytë.
Dy qytetet që thuhet se janë kapur nga mercenarët e Wagner janë Voronezh dhe Rostov-on-Don.
Ndërkohë, shefi i “Wagner” Yevgeny Prigozhin ka njoftuar përmes një postimi në Telegram se trupat e tij e kanë marrë qytetin në Rusinë Jugore pa asnjë të shtënë arme.
Ai gjithashtu pretendon se banorët e Rostov-on-Don po mbështesnin trupat e tij. Nga ana tjetër, mediat shtetërore ruse pretendojnë se banorët e Rostov kanë përplasje me trupat e Wagner dhe u kërkojnë atyre që t’u binden urdhrave të Presidentit Vladimir Putin.
Ende nuk dihet me saktësi çfarë po ndodh, por Prigozhin e akuzon ushtrinë ruse se ka sulmuar trupat e tij.
“Qëlluam mbi ne, njëherë më armë zjarri dhe më pas nga helikopterët,” tha Prigozhin, por pa shtuar prova apo të dhëna të sakta për këtë sulm./tvklan.al