Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtaren e njohur, Enca Haxhia, e cila u arrestua pasi iu zbuluan 5 vazo me kanabis në ballkonin e banesës.
Togat e zeza kanë caktuar ndaj këngëtares masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pas arrestimit nga policia, këngëtarja Ruensa Haxhia ka deklaruar se kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës në Lundër i kishte për përdorim vetjak.
Enca ishte së bashku me të dashurin e saj, Mickey Neblett kur u arrestua nga uniformat blu.
“Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja”, njoftoi policia, pas arresimit të këngëtares.