Këngëtaret shqiptare, të parat për sharje dhe ofendime

Ishte pikërisht Tayna ajo që këtë vit e merr primatin e ngatërrestares më të madhe në skenën muzikore. Ishte deklarata e saj se ajo është “nëna dhe babai” i repit që ka nxitur reagime të shumta dhe sulme të kolegeve të saja,

Zakonisht jemi mësuar me ofendimet dhe me sharjet që janë bërë mes reperëve dhe këngëtarëve meshkuj, por viti 2018 shënon një ndryshim të madh në këtë drejtim. Në të vërtetë, ishin këngëtaret ato që këtë vit e kanë marrë primatin e atyre që me fjalët e tyre banale, sharjet dhe ofendimet i kanë mbushur faqet dhe ballinat e medieve, por edhe këngët e tyre.

Pa dyshim se njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të këtij viti sa i përket skenës muzikore shqiptare ishte këngëtarja e re Tayna, e cila ka sjellë vërtet hite të mëdha, duke përfshirë edhe këngën “Kolumbiana”, që ka mbretëruar në skenën muzikore. Këtë herë nuk do të flasim për hitet e saja dhe të këngëtareve tjera të estradës sonë, por për sjelljet e tyre aspak të hijshme në publik, më saktësisht për ofendimet dhe sharjet që kanë bërë ndaj njëra-tjetrës.

Tayna, sherri i estradës

Ishte pikërisht Tayna ajo që këtë vit e merr primatin e ngatërrestares më të madhe në skenën muzikore. Ishte deklarata e saj se ajo është “nëna dhe babai” i repit që ka nxitur reagime të shumta dhe sulme të kolegeve të saj. Ishte këngëtarja Fifi ajo që i është kundërvënë ashpër Taynas, duke i bërë “diss” përmes këngës së saj “Habibi”. “S’më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je tu u kalb n’silikon”, i ka thënë Fifi, duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj “Columbiana” thotë se e ka belin shumë të hollë. Fifi nuk mjaftohet me kaq, por shpërthen edhe me sharje kundër Taynas, shkruan më tutje Zëri.

“E keni flliq krejt tu bo bordell, o ciceronk e trapit, tu ka bo shpell”, thuhet në tekstin e këngës së Fifit. Dhe pasi Tayna e kishte quajtur veten “Njerka” e repit kishte ardhur një reagim tjetër i një koleges së saj. Në të vërtetë Tayna përmes një postimi kishte shkruar: “Mamin e bonën bajat krejt tu e përdor, prej këtij momenti thirrëm ‘Njerkë’, sepse unë ta marr karrierën dhe burrin gjithashtu”.

Për këtë ndryshim ka reaguar këngëtarja Arta Memedi, e cila nuk ka nguruar ta sulmojë reperen dhe t’i thotë se ajo do të jetë gjithmonë e dyta. “Dikush u nervozua. Qetësohu njerka, ke të drejtë. Gjithmonë ke për të qenë e dyta. Ti ke famën, por ai t’i merr paratë. Unë i kam të dyja”, ka shkruar Arta në postim.

Ana Lika e quan balenë Fifin

Aktores Ana Lika në një emision televiziv i është kërkuar të japë nga një koment për një listë këngëtarësh, emrat e të cilëve nuk do të zbuloheshin për dëgjuesit. Njëri nga emrat në listë ka qenë edhe Fifi, të cilën Ana e zbuloi që në fillim. Komentet e saj ndaj Fifit nuk ishin edhe aq miqësore, madje kanë kaluar edhe në fyerje. “Kjo e 11-a që është si balenë, si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil.

Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit, sepse njerëzit nuk e llogarisin. Del Tayna bën këngë për qejfin e vet, del kjo shan gocën e botës ndërkohë që ajo nuk e llogarit fare”, kishte deklaruar Ana. Por për çudi përgjigjja e Fifit ishte shumë e butë, duke thënë se nuk e di arsyen pse Ana e ka ofenduar ashtu, pasi ato nuk kanë pasur ndonjë problem mes vete, shkruan më tutje Zëri. 

Dafina ofendon fansen, sherr Blerim Destani

Blerim Destani ishte bërë mollë sherri mes Dafina Zeqirit dhe një fanseje të aktorit. Këngëtarja e mirënjohur është treguar e pasjellshme në disa komente në “Instagram”, në një foto që aktori Blerim Destani ka postuar.

E gjitha ka nisur nga një koment i përdorueses “ari.anna.96” në “Instagram”, koment ai tashmë i fshirë, që nuk kuptohet se çfarë ka qenë dhe Dafina ka vazhduar me një ofendim, duke komentuar: “‘@ari.anna.96’, më fal që s’ta pasna rras”. Pas këtij komenti vjen edhe një koment tjetër i Dafinës, që i drejtohet së njëjtës përdoruese, mirëpo tani me një profil tjetër në “Instagram”: “‘@ari.anna.200096’, n’vend se mi bo krejt botes follow, zemra jeme kap lexo do libra edhe qit qai rrusi se thoba jote nuk esht per instagram, e shkreta onder e ki me qen vend temin po hajt”.

Nuk kursehen as nënat

Fotoja e këngëtares shqiptare Fjolla Morina me miliarderin iranian Sasha Sobhani, ish i dashuri i Morena Tarakut, bëri bujë të madhe në medie. Këngëtarja u filmua në shoqërinë e iranianit, ndërsa më pas u aludua për një marrëdhënie të mundshme mes tyre, por Sasha ka bërë një sqarim në “Instagram”, ku thotë se Fjolla i ka kërkuar ta etiketojë në “Instagram”, duke qenë veç një fanse e tij. Pas kësaj ka qenë këngëtarja ajo e cila ka reaguar, teksa ka publikuar një foto krah Morena Tarakut, shkruan më tutje Zëri.

“Lëri të flasin. Vëllezërit para kurvave”, shkruante Fjolla, por Sasha Sobhani nuk e ka lënë me kaq. Sasha ka publikuar mesazhet e tij me Fjollën, ndërsa i kujton sërish se e ka thjesht një fanse, madje e quajti edhe plastikë. Dhe këtë herë reagimi i Fjollës ishte i rëndë: “Më vjen keq për të se është i sëmurë mendor. Doja që kjo temë të mbyllet dhe të mos flitet më, se tipa si ai janë zero për mua. Nonën ja q**sha ku është”.

Ku mbeti miqësia?

Baby G deri kohë më parë kishte miqësi të ngushtë me këngëtarin. Por kjo miqësi mes tyre nuk ekziston më, pasi këngëtarja e ka ofenduar rëndë reperin e njohur. Baby G ka publikuar së fundmi një refren të këngës “n’Kuks” në “InstaStory”, në mbishkrimin e së cilës ofendon Mozzikin, duke e quajtur “p*ssy boy”. Por ndoshta kjo nofkë i ka pëlqyer këngëtarit, pasi nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e tij.

“Nuk ka fanse dhe armike në të njëjtën kohë”

Rina Balaj edhe pse e re në botën e shoubizit jorrallëherë ka pasur mosmarrëveshje me koleget e estradës muzikore shqiptare. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, që moderohet nga këngëtarja dhe prezantuesja e njohur Luana Vjollca.

Ndër lojërat e shumta është edhe sfida e “Paintballit”, lojë e cila zhvillohet në atë mënyrë që janë të vendosura rend fotografitë e emrave të njohur të estradës dhe protagonistët duhet të qëllojnë mbi fotografitë, varësisht nga pyetjet që parashtrohen, shkruan më tutje Zëri.

Kur u pyet se kush prej artistëve është më i dobëti në skenën muzikore, ajo ka qëlluar mbi fotografitë e Baby G dhe S4mm, emra të njohur të estradës. Kjo ka bërë që të reagojë këngëtarja e lartcekur përmes llogarisë personale në “Instagram”, duke thënë se nuk ka mundësi që të jesh fans edhe armik i dikujt. “Si mundet dikush me qenë fans dhe armik? WTF. Me vjen keq pse e ke ul aq poshtë ‘Onrecords’, asgjë tjetër. Ka vetëm dashuri prej anës sime e janë thjesht fakte dhe kthemi xhinset e mia”, shkroi ajo, gjersa ka reaguan sërish Rina, duke thënë: “Urrejtja është e lirë, s’është material

Enca i përvishet keq Rosela Gjylbegut

Emisioni “Shiko kush luan” është bërë mollë sherri edhe mes dy këngëtareve, Enca Haxhia dhe Rosela Gjylbegu, për shkak të një deklarate të kësaj të fundit. E ftuar në “Shiko kush luan”, Rosela u pyet gjatë një rubrike se me cilën këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë dhe përgjigja e saj ishte “Enca”.

Nuk ka kaluar shumë pas kësaj deklarate që Enca të reagonte me disa postime në “Instastory”. “Hahaha, as unë s’do bëja kurrë këngë me Beyoncen”, shkruan Enca. Por nuk ndalet me kaq, në postimin tjetër Enca e ironizon Roselën duke shkruar: “Mora vesh se Rosela Gjylbegu qenka akoma gjallë. Gjyshe, shko në shtëpi. Asnjeri nuk do të të shikojë ose të bëjë muzikë me ty”. Postime të cilat janë fshirë më pas, teksa Rosela ka zgjedhur të mos reagojë rreth postimeve të Encës. /Lulzim Xhema/ZERI