Këngëtari nga Ferizaji i prekur me koronavirus, sot i tregoj të gjitha

 

Numri i të prekurve në Kosovë ka arritur në 31. Njëri prej tyre është Jetmir Hyseni, 32 vjeçari nga fshati Bibaj Ferizaj.

Jetmiri ka disa fjalë për të gjithë qytetarët që ta marrin sa më seriozisht  çështjen e pandemisë Covid-19, fjalë të cilat iu përcjellë me anë të këtij postimi në facebook.

   

   

Miq dhe familjar të dashur

Së pari shpresoj që të jeni mirë dhe shëndosh. Faleminderit shumë për mesazhet e pafundëme që më keni dërguar dhe për mbështetjen tuaj në këtë kohë të vështirë.

Pas kthimit tim nga Gjermania, ju nënshtrova procesit të kuarantinës si të gjithë bashkë udhëtarët e tjerë, dhe fatkeqësisht rezultatet e testimit për Covid-19 më dolën pozitiv. Gjatë tërë këtij procesi kam qëndruar në konviktin e studentave në Prishtinë.

Gjatë mbrëmjes së 20 Marsit, gjendje ime shëndetsore u perkeqesua dhe kerkova qe te dergohem në repartin infektiv të QKUKs.
Falenderoj stafin mjekësor per përkujdesjen e tyre deri më tash dhe dua të ju informoj që gjendja ime shëndetsore momentalisht është stabile.

Bëjë apel tek të gjithë qytetarët që ta marrin me seriozitet Covid-19 që tashmë është shpallur pandemi dhe që e gjithë bota eshte duke u ballafaquar më këtë fatëkeqsi.

Ballafaqimi me simptomat e virusit Covid-19 nuk ishte aspak një përvoj e mir dhe e lehtë per mua, kështu që ju lutem për të mirën e vetes suaj, familjarëve dhe shoqëris që ju rrethojnë të keni kujdes të shtuar gjatë kësaj kohe.

Sqarim për bashkëvendasit e mi Bibaj-Ferizaj: Gjatë tërë këtij procesi kam qenë dhe ende jam i izoluar në repartin infektiv në Prishtinë dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me ndonjë qytetar nga Ferizaji apo Bibaj. Ju kërkoj falje për çdo shqetësim që mund të kem shkaktuar si pasoj e këtyre rrethanave.

Rrespekt dhe Dashuri per gjith juve

./Kosovarja/