Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Keni objekte/ dhurata nga dashuria e humbur që ju sjellin dhimbje? Ky është vendi ku mund t’i dërgoni

Një arush pellushi i zbardhur, një derrkuc i vogël gome, një shishe vere, një laps apo çfarëdo objekti tjetër që ju kujton dashurinë e humbur.

Të pakuptimta për shumicën, këto objekte janë mbetjet e fundit të historive të gjata të dashurisë që ekspozuar në Muzeun e Marrëdhënieve të Thyera në Zagreb, Kroaci, shkruan Living.

Qoftë blerë për një përvjetor, pjesë e një shakaje apo thjesht bashkudhëtare të rastësishëm në momentet më intime të jetës; “sendet” janë shpesh gjithçka që na mbetet për t’u mbajtur kur një marrëdhënie përfundon.

Atëherë dilema është se çfarë bëni me objekte të tilla? Shumë e dhimbshme për t’u mbajtur, shumë kuptimplotë për t’u hedhur.

Në vitin 2006, artisti kroat Drazen Grubišić dhe ish e dashura e tij, producentja Olinka Vištica filluan të mbledhin objekte nga familja, miqtë dhe miqtë e miqve pasi u pranuan t’i ekspozonin në bienalen e artit, Sallonin e Zagrebit.

Ekspozita ishte një sukses i menjëhershëm, derisa studioja e Grubishiç u mbush plot me kuti saqë ata vendosën të ngrinin një shtëpi të përhershme.

Muzeu i parë privat në u bë më i vizituari dhe tërhoqi vëmendjen e mediave globale.