Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Keni plane për fundjavën? Meteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin: Ja sa do të shkojnë temperaturat

Meteorologu Hakil Osmani ka qenë mëngjesin e sotëm në një emision televiziv me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ku ka bërë parashikimin e motit për fundjavën, por edhe më gjatë.

Dita e premte ka nisur me vranësira të shpeshta, që janë më prezente në zonat veriore, por me momente të pakta me reshje shiu.

Pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave që do të bëjë të ketë edhe reshje më të shpeshta, por jo në sasi të konsiderueshme.

Edhe fundjava ka mot të paqëndrueshëm. E shtuna dhe e diela do të kenë vranësira më të dendura që do të shoqërohen me rebeshe shiu. Këto reshje do jenë më prezente në zonat veriore, veri-përëndimore, por edhe në zonat qendrore e në kryeqytet. Më pak reshje do të këtë në zonat juglindore.

Megjithatë temperaturat mbeten të larta. Mëngjesi shënon 1-2 gradë celcius në zonat malore. Maksimumet ditën e shtunë ngjiten deri në 19 gradë celcius, ndërsa e diela sjell një rënie me 2 gradë. Por gjithesi temperaturat mbeten me 2.5 gradë më të larta se normalja.

Ditët e fundit të shkurtit mbyllen me mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu. Flokë dëbore do të bien vetëm në majat e maleve dhe vetëm në zonat e thella malore temperatura do të arrijë -1 gradë celcius.

Meteorologu u pyet nga moderatori i emisionit për legjendën e plakave dhe ai u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të përsëritet edhe këtë vit siç ka ndodhur gjithmonë.

“Ka sinjale që gjat marist të kemi prezente nuancat e dimirt, por shumë pak”, përfundoi Hakil Osmani.