Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka folur rreth asaj që po ndodhin në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se ka mundësi që Serbia të sulmojë Kosovën.
Sipas tij madje janë disa data në tavolinën e Vuçiçit, i cili është treguar kohët e fundit shumë i ashpër në lidhje me qëndrimet e tyre pro Kosovës.
“Ku do të qendrojë dhe si do të ndodh dhe kur mund të ndodh, këto janë disa çështje variable. Mund të presim veprime të caktuara para mbajtjes së zgjedhjeve në parlamentin europian të bashkimit europian apo gjatë pjesës zgjedhore.
Ndoshta do të kemi më 24 shtator në 1-vjetorin e Banjskës një aktivitet të caktuar të cilin e ka proklamuar Vuçiç, ose do të lidhet me dy data të tjera të rëndësishme siç është data e fillimit të zgjedhjeve në SHBA apo në ditën e zgjedhjeve që planifikohen në fillim të 2025.
Janë shumë data në tavolinë. Çfarë mund të përcaktohet është se lufta Ukrainë- rusi, po i jep atribut dhe impakt të caktuara edhe në Beograd. Ukraina është duke humbur në territorin e vetë. Rusia është duke avancuar. Nga këto zhvillime Vuçiç ka marrë në konsideratë të kthehet në dialogun për të krijuar botën serbe të cilin e dëshiron prej kohësh edhe kisha ortodokse serbe.”,-tha eksperti.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka bërë së fundi një paralajmërim për Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një deklaratë, Vuçiç lë të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, s’do të kenë Serbinë.
”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”.