Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kërcënohet Përparim Rama, arrestohet qytetari

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar të Prishtinës, nën dyshimin se ka kanosur kryetarin Përparim Rama dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina.

Policia ka thënë se kanosja e Ramës ka ndodhur më 8 maj gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje në kryeqytet.

“Më 23.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me dyshimin se i njëjti gjatë zhvillimit të një diskutimi lidhur me planin rregullues të një lagjeje të kryeqytetit, kishte kanosur dy zyrtarë të KK Prishtinë (kryetarin dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal)”, tha Policia.

I dyshuari pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.