Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kohë më parë është kërcënuar nga një person.
Behët fjalë për Bahri Ajetin nga komuna e Skenderajit.
I dyshuari për kanosje ndaj deputetes së Kuvendit është arrestuar sot në aeroportin “Adem Jashari”.
Ai ka qenë në kërkim policor që nga qershori, kur është denoncuar rasti nga ligjvënjësja e Partisë Demokratike të Kosovës.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet dhe motivin që e ka shtyrë për kërcënimin e deputetes Musliu-Shoshi.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.