Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kërcet arma në kryeqytetin shqiptar/ Një i vrarë e dy të plagosur

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave sonte në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është Egzon Haziri, rreth 30-vjeç.

Haziri u nis me urgjencë për në spital, mirëpo i njëjti s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në anën tjetër, dy të plagosurit po ashtu janë dërguar në Emergjencë dhe sipas informacioneve të para, që të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.