Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kërkesa absudre e LDK-së”/ Profesori: Opsionet reale për formimin e qeverisë janë këto!

 
   

Zgjedhjet u çertifikuan, por formimi i qeverisë mbetet i paqartë. LVV, si fituese, nuk mund të qeverisë e vetme dhe duhet një koalicion.

Profesori Binak Maxharraj ka thënë se thotë se ppozita refuzon hapur bashkëpunimin, ndërsa opsionet reale mbeten një koalicion me PDK ose LDK. LDK kërkon postin e kryeministrit, gjë që është e pamundur pasi LVV ka shumicën.

Sipas tij, nëse nuk arrihet marrëveshje, mund të ketë një qeveri afatshkurtër ose zgjedhje të reja.

Me një fjalë, u mbajtën zgjedhjet e reja në Kosovë. KQZ-ja çertifikoi rezultatet përfundimtare, ku LVV fitoi 42,30%, PDK 20,29%, LDK 18,27% dhe koalicioni AAK-NISMA 7,06%.

Sipas këtyre rezultateve, LVV i fitoi 48 deputetë, PDK 24 deputetë, LDK 20 deputetë, koalicioni AAK-NISMA 8 deputetë dhe partitë e tjera 20 deputetë.

Tani është koha për formimin e Qeverisë Kurti 3. Megjithëse dihet se fituesja e zgjedhjeve, LVV me 42,30% të votave, nuk mund ta formojë e vetme qeverinë e re, duhet të hyjnë në lojë matematikat e koalicioneve. Deri më tani, partitë janë të ngurosura, nuk po flasin hapur, por vetëm fshehurazi midis tyre për ndonjë koalicion të mundshëm.

Derën në odën e formimit të koalicioneve duhet ta hapë e para LVV si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, por kjo ende nuk po ndodhë. Nuk po ndodhë sepse vetë partitë opozitare janë të bashkuara në një qëndrim: askush prej tyre nuk dëshiron të bëjë koalicion me LVV-në, edhe pse mediat japin opsione të ndryshme se si do të duket qeveria e re”.

Maxharraj thotë se kërëesa e LDK-së për pozitën e kryeministrit është e paarritshme.

“Nuk ka shumë mundësi për zgjedhje. I vetmi koalicion i mundshëm duhet të jetë: koalicioni LVV me PDK-në ose me LDK-në, për të qenë një qeveri e qëndrueshme. Megjithatë, ekziston edhe mundësia e formimit të qeverisë nga opozita, e cila do të ishte afatshkurtër dhe do të çonte sërish në zgjedhje të reja. Por, sipas qëndrimeve të partive opozitare, kjo është e vështirë të realizohet, sidomos kur LDK-ja insiston në qëndrimin e saj absurd se duhet të marrë pozitën e kryeministrit.

Kërkesa absurde e LDK-së për pozitën e kryeministrit është e paarritshme, sepse LVV-ja është fituese e zgjedhjeve. Ka folur sovrani, ka folur vota – dhe ajo ia ka dhënë pozitën e kryeministrit LVV-së, e jo LDK-së, siç po kërkon ajo. Vetëm vota e përcakton edhe pozitën e kryeministrit. Kanë kaluar ato kohëra kur, në disa raste, për kryeministër zgjidhej edhe partia me më së paku deputetë”.