Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kërkesa e SPAK për Berishën/ Arrest me burg apo shtëpie? Ja çfarë parashikon ligji

SPAK i drejtoi sot Kuvendit një kërkesë për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest me burg/shtëpie”.

Kjo kërkesë erdhi pasi Berisha nuk kishte respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga SPAK më herët, pas akuzave për korrupsion në çështjen e privatizimit t ëish-kompleksit Partizani.

Por cilat janë kriteret e veçanta për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhe a mund t’i shpëtojë Berisha këtij dënimi?

Më poshtë paraqiten me detaje kriteret se kur një person i akuzuar nuk mund të arrestohet dhe kur mundet.

Kriteret e veçanta për caktimin e masës së arrestit me burg:

Arresti me burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit.

Nuk mund të vendoset arresti me burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën 70-vjeç ose një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm.

Në rastet e parashikuara në pikën 2 arresti në burg mund të vendoset vetëm kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim.

Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale.