Nga tani përmes Platformës eKosova mund të parashtroni kërkesën dhe të pranoni vërtetimin e të kaluarës kriminale nga Policia e Kosovës, tërësisht në mënyrë digjitale.
“E gjitha që ju nevojitet është që të parashtroni kërkesën dhe të prisni derisa zyrtarët përgjegjës nga Policia e Kosovës të trajtojnë kërkesën tuaj. Pasi që kërkesa e juaj të jetë trajtuar, ju do të njoftoheni në mënyre automatike për të shkarkuar versionjin elektronik të dokumentit të nënshkruar në mënyre digjitale”, thuhet në njoftimin e eKosova në Facebook.