Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kërkohet që të mos ketë afat të verifikimit për viktimat e dhu nës se ksuale

 
   

Për ndryshimin e ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, mjafton të ketë vullnet për ta votuar në Kuvend. Kështu ka thënë kryetarja e Komisionit për të drejtat e njeriut, Duda Balje. Ky komision gjatë vitit është takuar me disa viktima të cilave u është refuzuar njohja e statusit. Nga ana tjetër, organizatat kërkojnë të mos ketë afat të verifikimit të statusit të tyre.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, po vazhdojnë të ballafaqohen me shumë probleme. Edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga përjetimi i këtij krimi, shumë prej tyre hezitojnë të deklarohen.

Kryetarja e komisionit për të drejtat e njeriut, Duda Balje, tha se ky komision ka dëgjuar ankesat e 5 viktimave, të cilave u është refuzuar njohja e statusit nga komisioni verifikues.

“Komisioni ka kërkuar disa prova nëpër trup. Ne mendojmë që kriteret që kërkon komision janë shumë radikale, Ka ende viktima të cilat nuk janë të kënaqur,  viktima e fundit ka pasur gjendje emocionale“, tha ajo.

Ndërsa për ndryshimet ligjore, Balje tha se anëtarët e komisionit por të drejtat e grave, po mundohen që të bëjnë gjithçka për viktimat.

“Kemi marr një vendim me përcjellë punën e komisionit…Po bashkëpunojmë mirë, asnjëherë nuk kanë refuzu”, tha ajo.

Ndërsa Feride Rushiti, tha se të mbijetuarit e dhunës nuk posedojnë dokumente, sepse kanë qenë rrethana lufte.

Viktimat e dhunës seksuale i kanë zhdukur zhurmët për shkak të familjarëve, Rushtiti veçoi disa nga problemet me të cilat po ballafaqohet viktimat, ndër to edhe mungesa e  beneficioneve të cilat janë të parapara me ligj, qoftë shërbime shëndetësore, qoftë pajisje me kartela.

Sipas standardeve, Rushiti tha se të mbijetuarve u është siguruar  kontakti me komision ndërsa në komision duhet të jenë prezent 3 persona, përfshirë psikolog dhe mjek, derisa shtoi se kërkesat e komisionit me kohë janë shtuar.

Personave që janë refuzuar, sipas Rushitit, duhet t’u jepet mundësia për riaplikim./RTK