Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kërkoi ekipin mjekësor në shtëpi, i jepet një qetësues dhe vdes

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur ditën e premte në Skenderaj.

Siç njofton policia, një person ka kërkuar një ekip mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij, dhe t’i jepte ndihmë djalit të tij pasi ishte i sëmurë mental, por që ai nuk ka hapur derën e dhomës.

Më pas, siç thuhet në njoftim, ekipi mjekësor ka shkuar prapë në shtëpinë ku ishte duke qëndruar viktima, ku i kanë dhënë një qetësues, por gjendja i është përkeqësuar më pas dhe ka ndërruar jetë rreth orës 09:50, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i policisë:

Skenderaj 02.02.2024 – 07:00. Rreth orës 07:00, ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar një ekipi mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t’i jepet ndihmë mjekësore djalit të tij pasi ishte i sëmurë mental.

Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij, dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion.

Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor.

Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak.

Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftua prokurori. Rasti nën hetime.