Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka.
Pas vendimi një reagim për mediet bëri dhe avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.
“Këta janë një komisariat politik. Nuk e di se si kjo gjykatë, që ka dhënë masën e arrestit për Berishën dhe Malltezin, nuk u bëri një pyetje prokurorëve. Të mos kesh një kuriozitet të bësh një pyetje, ku qëndron korrupsioni, kush i tha kujt, kush i premtoi kujt.
Se kur do të përfundojë as prokurorët nuk e dinë vetë, se do të presin çfarë t’u thotë Rama. Prokurorët nuk u japin drejtim akteve të tyre. Kjo nuk është më gjykatë. Por, përgjegjësia është e gjykatës, që merr përgjegjësinë e një arresti. Si duket kjo gjykatëse e ka vendosur këtë punë, e di vetë ajo se si”, tha avokati Genc Gjokutaj.