Në Mitrovicën Veriore dyshohet për helmim masiv të qenve endacak.
Kështu ka bërë të ditur gazetari serb, Branislav Kërstiq, i cili ka thënë se “qentë ulërasin me shkumë në gojë, njerëzit bërtasin”.
“Qentë ulërisin me shkumë në gojë, njerëzit bërtasin. Për ata që e paguajnë dhe e bëjnë këtë, dhe për ata që e tolerojnë këtë, unë uroj vetëm një gjë, që të gjithë bërtisni nga dhimbja!”, ka shkruar Krstic në një postim në Facebook.
Dyshohet se disa autorë të pa identifikuar po vazhdojnë të helmojnë qentë endacakë në veri të Mitrovicës tash e disa ditë, që për pasojë kanë mbetur të ngordhur dhjetëra prej tyre.
Mëngjesin e sotëm në veri të vendit janë shfaqur edhe disa grafite me mesazhe “Kur ushtria kthehet në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.