Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këshillat që Barack Obama i dha vajzës së tij të madhe për përparimin dhe suksesin

Barack Obama asnjëherë nuk e ka fshehur se sa shumë i do dy vajzat e tyre, ndërsa shpesh flet për bisedat që bën me to.

Në fakt, ai së fundmi ndau në Twitter një pjesë të vogël të një bisede që kishte me vajzën e tij më të madhe, Malia, për përparimin dhe se si ne mund të bëjmë një ndryshim në botën tonë.

Në një intervistë e dëgjojmë të thotë se vajza e tij 25-vjeçare shpreh shqetësimet e saj për ndryshimet klimatike, por edhe se si ne si njerëzim do të mund të ecim përpara dhe çfarë u përgjigj ai.

“Malia më tha se shpesh flet me miqtë e saj për ndryshimet klimatike dhe se si ata shqetësohen se nuk do të jenë në gjendje të bëjnë asgjë për të ndihmuar. “Shumë miq pyesin veten se çfarë kuptimi ka të provosh. Bota po digjet dhe unë nuk mund të bëj asgjë”. Më pyeti se çfarë t’u tregoja. Dhe unë i thashë: “Shiko, ne mund të mos arrijmë ta ulim temperaturën mesatare të mjedisit me tre gradë, por nëse punojmë vërtet shumë mund ta ulim me 2,5 në vend të 3 ose në vend të 3,5. Duhet të vazhdosh të përpiqesh për të pasur sukses”.