Ermal Kutllovci është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pas një vendimi të marrë nga komisioni disiplinor i kësaj ministrie.
Ermal Kutllovci muaj më parë është larguar nga pozita e zyrtarit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, pas një vendimi të marrë nga komisioni disiplinor i MINT-it i cili kishte konstatuar se shkarkimi i Kutllovcit ndërlidhet me “shkelje disiplinore dhe sjellje jo të mirë, gjuhë nënçmuese dhe aspak profesionale, gjatë një takimi të mbajtur me zyrtarë të MINT-it”. Por Kutllovci u cili është shkarkuar muaj më parë është rikthyer në punë. Këtë e ka konfirmuar vet Kutllovci, i cili ka thënë se vendimi i Komisionit Disiplinor ishte skandaloz dhe arbitrar.
Reagimi i plotë i Kutllovcit:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur miq, shokë e familjarë,
Për hir të korrektësisë Ju njoftoj se me datën, 14 shkurt 2024, kam parashtruar ankesën në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK), ndërsa sot pranova Vendimin e këtij organi i cili i ka dhënë të drejtë legjitime ankesës sime.
Sot u konfirmua ligjërisht se Vendimi i Komisionit Disiplinor për “largim nga shërbimi civil” ishte arbitrar, skandaloz dhe i nxjerrur kundërligjshëm me shkelje procedurale e në mungesë të provave relevante.
Sa i përket vlerësimit se ka qenë dashtë të ndjeket një procedurë e brendshme tek zyrtari përgjegjës për sinjalizim, konsideroj se kam vepruar në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, duke i njoftuar bartësit e institucionit nga niveli më i ultë deri tek niveli më i lartë. Korrespodencat e mia zyrtare e pasqyrojnë në detaje kundërshtimin dhe konsistencën time për respektim të ligjshmërisë.
Unë ju falënderoj përzemërsisht të gjithë juve që qëndruat afër meje e familjes sime dhe që besuat tek unë në rrugëtimin e drejtë e të ligjshëm. E di se kjo situatë i ka rënduar tejmase prindërit, bashkëshortën, motrat dhe fëmijët e mi, saqë gjatë kësaj periudhe kohore ishin tejet të prekur e lënduar emocionalisht.
Familjes sime shpirtërisht i kërkoj ndjesë për shqetësimin të cilin e përjetuan krejtësisht panevojë, por besoj se më kanë kuptuar, pasi më njohin mirë e madje duke e ditur se kurrë në jetën time si kam thënë të zezës e bardhë apo anasjelltas. Pra gjithmonë kam qenë i njëjtë në të gjitha sfidat jetësore dhe i pandryshueshëm në qendrime parimore.
Ecim pandalshëm të inkurajuar e motivuar në rrugën e drejtë me të vërtetën e për të mirën e përgjithshme. Po e përmbylli këtë njoftim me një thënie të shkrimtarit e letrarit Albert Camus, (Citoj): “Integriteti nuk ka nevojë për rregulla”.
Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve.