Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, në një postim të tij në Facebook ka reguar ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit, kur ky i fundit deklaroi se “zhvillmet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit”.
Kërqeli shkruan se shpresojmë se nuk do të jetë aq shokuese sa humori i Lutës me privatizimin.
Postimi i plotë:
Lutfi Haziri: Ditët e ardhshme do të jenë shokuese!
Mos e ka fjalën për debutimin e humorit të LDK-së me këtë podcastin e ri? Po e presim pra, shpresojmë nuk është aq shokuese sa humori i Lutës me privatizimin.