Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, e ka komentuar ardhjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë.
Qoku ka vlerësuar se kryeministrit Rama vazhdimisht shpërfaq cinizmin dhe snobizmin e tij ndaj më të dobëtit. Ai e ka përmendur, atë që e ka quajtur shpërfillje të Ramës ndaj liderit të partisë Besa, Billal Kasamit si legjitimim të asaj që shkroi.
“Deklarimi i KM të shqiptarëve (me kushtetutë) Edi Rama se .. as nuk e ka ftuar në takim liderin e L. Besa Billal Kasami, tregon shpërfilljen totale të faktorit shqiptar këtu në M. e Veriut, sikurse ka bërë gjithmonë.
Ky njeri nuk lë asnjë rast të paraqitjes së tij në publik pa shpërfaqur cinizmin dhe snobizmin e tij ndaj më të dobëtit”, shkroi Qoku i Kurtit.