Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këshilltari i Osmanit: Kështu duken protestat në Serbi kur nuk i organizon Vuçiqi

 
   

Shefi i kabinetit të presidentes Osmani, Blerim Vela, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestave kunëdr presidentit serb në Beograd.

Ai ka thënë se kur protestat në Serbi nuk organizohen nga Vuçiqi, ato janë të qeta e të denja.

“Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkroi Vela.

Postimi:

Duke marrë disa vibe Maidan nga Beogradi.

Kështu duken protestat në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e dhunshme SNS. Të qeta dhe të denja..

Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është një garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon.