Në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’, këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani ka folur për raportet me Shqiprim Arifin. Ajo është treguar shumë kritike ndaj tij, duke thënë se duke sulmuar Kosovën, ai po fsheh dështimin e tij si kryetar komune në ikje.
Sinani ka thënë poashtu se, mirë do të ishte të punonte si kryetar komune, detyrë që e ushtron shtatë vite nga tetë vitet e fundit dhe gjendja vetëm është përkeqësuar në komunë.
“Ne duhet të jemi bashkë kundër diskriminimit të Serbisë. Shqiprim Arifi-është për keqardhje. Kritikon vazhdimisht Kosovën e asnjëherë Serbinë. Mirë do të ishte të punonte si kryetar komune, detyrë që e ushtron shtatë vite nga tetë vitet e fundit dhe gjendja vetëm eshte përkeqësuar në komunë. Duke sulmuar Kosoven, ai po fsheh deshtimin e tij si kryetar komune në ikje. Humbës i katër proceve zgjedhore rradhazi si dhe rezultati shumë i dobët i listës së Alternativës për Ndryshim të Shqiprim Arifit dhe Lëvizjes për Reforma të Sami Salihut është tregues i qartë. I pari kryetar në detyrë i Komunës, e i dyti i Kuvendit të shpërbërë”, thotë ajo.
Tutje, Sinani thotë për ‘Bota sot’ se, ‘edhe ashtu të pa legjitimitet politik, që nga kontrabandimi i pushtetit e sidomos nga 25 tetori kur nuk arritën për tërë këto muaj të mbajnë seancë, me rezultatet e fundit në zgjedhjet parlamentare të së dielës së 17 dhjetorit, ata morën dënimin më të rëndë nga qytetarët e Komunës së Preshevës’.
“Me vetëm 940 vota në Komunë të Preshevës, e drastikisht më pak në Bujanoc e Medvegjë, ishte sinjali më i qartë i sovranit Preshevar që ky binom i dëmshëm politik, nuk ka fare legjitimitet që t’i prijë asnjë procesi politik të Preshevës në përgjithësi, e të Luginës edhe më pak”, vlerëson ajo.