Ilnisa Agolli ka lënë mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP3”, duke hequr dorë nga çmimi i madh
Ilnisa Agolli ka lënë mbrëmë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP3”, duke hequr dorë nga çmimi i madh. Ish-banorja ishte sot e ftuar në “Fan Club”, ku u shpreh se ka keqardhje se është jashtë.
“Jam e lumtur që Meritoni është brenda, por edhe keqardhje që jam jashtë. Falënderuese për gjërat që kalova aty. Ndoshta nuk ishte momenti që të dilja, por jetojmë në Tiranë”, tha Ilnisa.
Ndërkohë e pyetur për deklaratën e Meriton Mjekiqi se do të dilte edhe ai jashtë BBV3 nëse ajo do dilte, Agolli u shpreh:
“Kjo është diçka që nuk do ta lejoja kurrë, asnjëherë. Më prek kjo pjesë, më vjen keq se edhe tani që po vija me makinë po e shikoja Meritonin që Juli po e vinte me shpatulla pas muri, duke i thënë këtë”.
Ndërsa e pyetur nëse ka pengje për çfarë bëri apo çfarë do të bënte ndryshe në shtëpinë më të famshme, Ilnisa u shpreh:
“Mënyra se si Egla u kthye në një kryefjalë në të gjithë këtë eksperiencë më bën të heshtur, më bën të mendoj se a është ky modeli i dashurisë dhe njerëzores? Kështu do të shkojmë drejt Europës?”.