Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kështu dukej laboratori i falsifikimit të dokumenteve që e zbuloi Policia

Policia e Kosovës njofton se ka zbuluar një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator i sofistikuar për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë.

Deri te kjo erdhi pasi më 24 janar 2025 organet e rendit ndaluan një automjet në Prishtinë, ku gjetën dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës. Shoferi me inicialet F.K. ishte arrestuar dhe i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Bëhet e ditur se në bastisje u sekuestruan dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20 mijë mikroçipe dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.

Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale.