Ksenia Jakoel Efimovski, anëtare e komunitetit izraelit e cila ka jetuar në Shqipëri deri në vitin 1991 ka sjellë sjellë një video ekskluzive për “Gazeta Blic” duke na treguar se si duket nga brenda pamja e një “dhome të blinduar” në Izrael.
Jakoel ka treguar se pas sulmeve të ‘Hamasit’ këto dhoma kanë flluar të ajrosen dhe përgatiten me gjërat e nevojshme në rast të një sulmi të mundshëm në ndertesat e tyre.
Ajo ka treguar me detaje se si është një dhomë e tillë dhe gjërat e nevojshme që i kanë aty.“Porta është prej hekuri e rëndë me doreza sigurimi. Brenda kemi vendosur karrige, maska anti-gaz, ujë, radio, fener për dritë. Përballë ka një dritare të blinduar dhe ka shkallë për të dalë jashtë nëse bllokohet ndërtesa. Kemi vednosur edhe disa dyshekë në rast se do të jetë i nevojshëm qëndrimi me orë të zgjatura. Dhoma e blinduar ka filtër ajrimi. Dhoma ka mure të trasha dhe dyer e dritare të blinduara” ka treguar Jakoel-Efimovski për “Gazeta Blic”
VIDEO e ‘dhomës së blinduar’