Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

​Kështu duket supermakina shqiptare

“ILLYRIAN TSX”, supermakina shqiptare e cila është shfaqet në ekspozitën ‘TREDITECH’ me seli në Torino të Italisë.

Duke shfaqur një dizajn magjepsës të frymëzuar nga prototipet e garave, ‘TSX’, mishëron parimet thelbësore të Arrera Automobili.

“Kryevepra është dizajnuar nga i njëjti dizajner që ka realizuar Porsche 9RE, aerodinamika efektive, drejtimi dinamik dhe trajtimi i përsosur.” tha Qendrim Thaçi, themeluesi i Arrera Automobili.

Në një të ardhme të afërt edhe “ILLYRIAN TSX” – ja shqiptare do t’i bashkohet tregut të automobilëve luksozë.

Supermakina e re Illyrian Pure Sport do të ketë një motor 6.2 litërsh LT2 V8, me 840 kuaj fuqi.

Shpejtësia maksimale pritet të arrijë në 375 kilometra në orë.

Illyrian TSX nga Arrera po konsiderohet makina e parë shqiptare e realizuar nga Qendrim Thaçi.

Ai kohë më parë ka ëndërruar të krijojë super veturën e parë shqiptare dhe tani ia ka dalë të bëjë realitet ëndrrën e tij.

Illyrian Pure Sport do të jetë makina e parë me standarde ndërkombëtare që do të prodhohet në Shqipëri.

Kjo makinë pritet të jetë një rivale e fortë e Lamborghin Aventador apo Ferrari 812 Superfast.

Makina ngjan edhe me Porsche 9RE, por me disa pjesë dhe nga markat italiane.

Tags: