Vila e Deputetit të Kosovës, nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovcit, qe gjendet afër Bjeshkëve të Bajgorës, është dëmtuar ditën e sotme.
Burimet e medias pohuan se ajo është dëmtuar nga një shpërthim, e që dyshohet të jetë eksploziv.
Në vendin e ngjarjes dolën njësitet relevante, të cilat u morën me ekzaminimet.
Pamje nga vendngjarja
Dyshimet e para ekzistojnë se në vilën e Bajqinovcit është hedhur granatë dore.
Vet deputeti i LVV-së deklaroi se akoma nuk e di se çfarë ka ndodhur saktë, dhe se informatën mbi shpërthimin e mori nga disa banorë të zonës.
Pamje nga vendngjarja