Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kështu nuk shkon”-prindërit e një shkolle në Mitrovicë kundërshtojnë mungesën e mësueses dhe zëvendësimin me koleget e saj

 
   

Nxënësit e klasës së parë në shkollën fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë tash e disa kohë po kanë probleme me procesin e mësimit. Sipas prindërve, mungesa e mësueses së tyre dhe zëvendësimet e shpeshta janë duke shkaktuar pasoja tek fëmijët, ku pretendojnë që fëmijët për tre javë nuk kanë zhvilluar mësim fare. Nga drejtoresha e shkollës dhe komuna demantojnë këtë.

Po presin para dyerve të shkollës.

Këta prindër kërkojnë sqarime në lidhje me fëmijët e tyre që janë në klasë të parë.

Pasi këta fëmijë disa kohë kanë mbetur pa mësuesen e tyre dhe mësimin po e mbajnë me zëvendësime.

E prindërit nuk po gjejnë dakordim me drejtoreshën e shkollës fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Për prindërit, shqetësuese është ndërrimi i shpeshtë i mësueseve, pasi sipas tyre kjo sjell pasoja tek ata.

“Fëmija si fillestar nuk ka mundur të adaptohet shumë shpejt meqenëse është bërë ndryshime të mësimdhënies. Tani e kemi edhe një shqetësim tjetër, prapë mësuesja tjetër nuk është mirë me shëndet dhe fëmija dje nuk kanë mbajtur fare dje mësim tani sot e kuptova prej drejtoreshës që paska ardhur një zëvendësim”, tha prindi, Dibran Hasani.

“Mësuesja e fëmijëve tonë është e sëmurë edhe është në mjekim dhe kjo është me arsyeje. Por problemi jonë është që fëmisë tonë të mos i ndërrohet mësuesja, është problem se këta po mbesin shumë mbrapa, është gjynah për këtë fëmijë”, tha prindi Mexhide Selimi.

Drejtoresha e shkollës nuk e pranoi se fëmijët kanë mbetur naj ditë pa mbajtur mësim.

Sipas saj zëvendësimet janë kryer me kohë.

“Ne si drejtori edhe si shkollë në asnjë moment nuk i kemi lënë fëmijët vetëm edhe tani rasti i dytë është para 3 dite kur mësuesja në klasë është sëmurë dhe na ndodh gjithkujt dhe ka qenë përfundimi i orarit mësimor, menjëherë mësueset janë angazhu i kanë marrë fëmijët, të nesërmen e kam sjellë zëvendësimin, dy ditë ka ardhur dhe e kam dërgu në DKA imellen që më nevojitet mësuesja urgjent për zevëndësim”, tha Melihate Meha – Drejtoreshë e Shkollës Fillore “Andon Z. Çajupi”.

Këtë e aprovoj edhe Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu.

“Jo asnjëherë fëmijët nuk kanë qenë pa zevëndësim edhe pse shkolla e në mungesë të kuadrove shkolla e gëzon të drejtën e plotë për një periudhe një deri në dy javë të bëjë zëvendësimin e mësuesve që mungojnë sic është rasti i mësueses Flutur”, u shprehd drejtoresha e DKA-së, Drita Kadriu.

Ndryshe, prindërit kërkojnë që mësuesja paraprake nëse ka probleme shëndetësore të mos vazhdojë mësimin dhe të mos ketë më ndërrime tek mësuesve për klasën e parë në këtë shkollë.