Më 14 shtator pritet që të takohen kryeminsitri Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq. Bisedime këto që po zgjasin tash e sa vjet mes dy vendeve për normalizim, por që deri tani kërkesat e dy palëve janë të papranueshme për njëra-tjetrën.
Madje, Serbia është ajo e cila luan edhe viktimën në këtë rast, duke e ditur edhe vet se është agresori ndaj shqiptarëve.
Analisti Skënder Mulliqi në një rpononcim për “Bota sot”, ka thënë se Serbia është ajo e cila e ka pasur dhe akoma e ka një shoqëri të kalbur që mendon vetëm për akte të ndyta kriminale.
“Në shumë ambiente, por më së shumti në stadiumet e futbollit, kemi fryrje raciste serbe ndaj shqiptarëve. Kemi pasur rastin t’i dëgjojmë dhe shohim serbët e shfrenuar se si ulurojnë’ “vrite”, preje në fyt shqiptarinë”. Të gjitha këto akte të ndyta kriminale i zbatuan në praktikë në luftën e fundit çlirimtare. I mbushën tokat me varreza masive, në Srebrenicë, Sarajevë…etj të BH-s, ndërsa në Kosovë, Meje, Rahovec, Lybeniq…., e po thuaj në çdo të cep të Kosovës. Serbia e ka pasur dhe ende ka një shoqëri të kalbur e cila kurrë deri më sot nuk është distancuar nga krimet e luftës”, thotë ai.
Sipas tij, edhe Serbia e Vuçqit është e tillë.
Ai tutje, thotë se Kisha Ortodokse historikisht i ka pri valles së turpit, dhe se urrejtja ndaj shqiptarëve nuk ka pushuar asnjëherë.
“Edhe kjo Serbi i Vuqiqit, ka një shoqëri dehumanizuese. Kësaj vallje të turpit historikisht i ka prirë SANU dhe Kisha Ortodoske Serbe. Serbia është një shtet i pavlerë, një shtet ku urrjetja ndaj shqiptarëve nuk ka pushuar së ekzistuari asnjëherë. Kjo urrejte ndaj shqiptarëve kulmojë me luftë në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar nga Millosheviqi, i cili veproi sipas mësimëve të famëkeqit, Milutin Garashaninit. Këta hapa është duke i ndjekur edhe pasardhësi i Millosheviqit, Aleksander Vuqiqi, i cili po e kërcënon Kosovën më luftë. Ardhja në pushtet të Vuqiqit, ishte kthim në retorikën e viteve të 90-ta, të Serbisë të ultranacionalizmit dhe shovenizmit më primitiv. Kur bota me hapa gjigantë po ecë përpara, Vuqiqi e ka shndërruar Serbinë në një vilajet të vetin të tragjedisë dhe të humbjës.
Në fund të vitit 1980 të Millosheviqi për arkitekturë të pushtetit të përlyer me gjak, kishte zgjedhur të shënojë përvjetorin e një lufte të humbur me turqit në Gazimestan të vitit 1389. Në këtë tubim të shovenizmit serbomadh, Millosheviqi ju kishte premtuar popullit serbë “se askush më nuk guxon të ju rrahë”. Përvjetori i fundit është mbajtur në Graqanicë. Me shënimin e këtyre datave tragjike Vuqiqi, po e përkujton vendin nga i cili edhe fillojë shpërbërja me dhunë e ish-Jugosllavisë. Atëherë si radikal që ishte ai kishte ëndërruar për Serbi të Madhe, të cilën ëndërr po dëshirion me realizuar me “botën serbe”, shprehet ai.
Derisa, në fund për dialogun, Mulliqi thotë se përderisa Serbia nuk po reformohet, zor se do të kemi ecje përpara.
“Serbia nuk po reformohet, dhe zor që do të kemi ecje përpara të dialogut moti të filluar, dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe me fqinjët tjerë në Ballkan. Ky nga viti në vit po krijon gjendje acaruese, po krijon gjendje të luftës në veri të Kosovës së bashku me Putinin. Muri i Berlinit ka rënë moti, e këta dy kriminelë të luftës, po krijojnë mure të reja në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit. Se a do të ndalën Putin dhe Vuqiq në këtë marshim lufte do të tregoj koha…”, përfundon ai.