Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, “Adem Jashari”, u inaugurua Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.
Në po këtë ditë FSK-ja u furnizua edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.
Nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.
Këta kamionë multifunksional janë të pajisur me teknologji moderne dhe janë të dizajnuar për operacione logjistike dhe veçanërisht taktike.