Sot u raportua për një sulm të rëndë ndaj një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai është sulmuar me shufër e çekiç nga dy të dyshuar, pasi e kishte çuar veturën e tij ta rregullonte në një autoservis në Podujevë.
Media mëson se sulmi ndaj pjesëtarit të FSK-së ka ndodhur pas një mosmarrëveshje momentale për shkak të pakënaqësisë së tij lidhur me rregullimin e automjetit.
Dy të dyshuarit, që siç mësohet janë vëllezër, dhe emrat e tyre janë: Arben Potoku dhe Granit Potoku
Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa e ka dërguar veturën e tij në servis për të riparuar disa pjesë, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga dy punëtorë te servisit-të dyshuarit meshkuj kosovar, të cilët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.