Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këta janë dy zyrtarët policorë që u suspenduan në Gjakovë

Gazeta pak më parë raportoi ekskluzivisht për suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor në stacionin policor në Gjakovë. Njëri nga ta, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Bëhet fjalë për togerin, Flamur Frrokaj dhe policin, Fidan Mati.

Frrokaj dhe Mati dyshohen se janë përfshirë në kryerjen e veprave penale ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’ dhe ‘Marrje ryshfeti’.

Ndaj Matit, pas konsultimit të hetuesve të IPK-së me Prokurorin e Shtetit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.