Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Këto 3 shenja Horoskopi janë shpallur si “puthësit më të këqinj”

Disa janë puthës të mrekullueshëm dhe disa nuk janë aq të mirë në këtë “sport”. Jo sepse nuk dinë ta bëjnë këtë, por sepse ose nuk relaksohen ose nuk përpiqen të përfshihen në të gjithë situatën. Janë tre shenja të horoskopit që nuk e “kuptojnë” puthjen, a është e juaja njëra prej tyre?

Virgjëresha

Në thelb, Virgjëresha nuk është e keqe kur bëhet fjalë për puthjen. Për fat të keq, perfeksionizmi i saj shpesh pengohet. Në vend që thjesht t’i dorëzohet pasionit dhe të shijojë një puthje, kjo shenjë e ajrit ka dëshirë të bëjë gjithçka siç duhet. Megjithatë, planifikimi i detajuar është jashtë vendit dhe kohës kur bëhet fjalë për puthjen dhe mund të prishë shpejt një moment shumë romantik.

Bricjapi

Kjo shenjë shpesh etiketohet si “puthësi më i keq”, por kjo zakonisht është e vërtetë vetëm nëse ata nuk ndjejnë një lidhje të vërtetë emocionale me një person të caktuar. Bricjapët janë partnerë të vështirë. Nëse e kuptojnë se nuk ndiejnë mjaftueshëm pasion për personin tjetër, nuk shqetësohen të puthen bukur dhe nuk u intereson se si ndihet tjetri për këtë. Në fakt kanë teknikën më të keqe, janë shumë pragmatikë dhe nuk mund të mos analizojnë gjithçka që lidhet me dashurinë dhe romancën.

Dashi

Dhe në krye të listës së shenjave më të këqija të puthjes është Dashi. Aq sa mund të mos e besoni, Dashi si shenjë e parë e zodiakut është e paduruar, e nxituar dhe shmang momentet shumë romantike. Pikërisht kështu puthin partnerin. Sundohet nga Marsi, planeti i seksit, agresionit dhe pasionit. Pra Dashi është më shumë si një luftëtar i vendosur që nxiton në betejë për t’u shkëputur shpejt dhe për të marrë trofeun, sesa një kalorës romantik që është i durueshëm derisa të pushtojë qëllimin e tij. Me pak fjalë, ai është shumë i pasionuar, por nuk ka fare takt./vizionplus.tv